Covid i merr jetën ish- kryebashkiakut, viktima e parë në Përmet

Shqipëria

Covid i merr jetën ish- kryebashkiakut, viktima e parë në Përmet

Më: 24 gusht 2020 Në ora: 12:02
Covid i merr jetën ish- kryebashkiakut, viktima e parë në Përmet

Si viktimën e parë në Përmet, Covid i ka marrë jetën pikërisht njërit prej ‘qytetarëve’ të saj të parë.

Ish- kryebashkiaku i Përmetit në vitet 1992- 1996 Dhimitër Nasi, ka ndërruar jetë sot në spitalin infektiv. Nasi vdiq në moshën 58 vjeçare.

Lajmin e ka dhënë dhe faqja “Bashkësia Përmet” në rrjetin social, e cila i përcjell ngushëllime familjarëve të të ndjerit. Këta të fundit po ashtu mësohet se janë të infektuar nga koronavirusi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat