“Zgjerimi me 12 milje në detin Jon”/ Krisafi: Grekët i bie të dalin disa km mbi kodrat e Sarandës

Shqipëria

“Zgjerimi me 12 milje në detin Jon”/ Krisafi: Grekët i bie të dalin disa km mbi kodrat e Sarandës

Më: 27 gusht 2020 Në ora: 10:23
Ilustrim

Përplasjet në basenin e Egjeut nuk mund të mos jenë dëshpëruese për shqiptaret sepse bëhet fjalë për dy vende miq me Shqipërinë me të cilët na lidh një histori e bashkëjetesë e pashmangshme, thotë akademiku Ksenofon Krisafi.

Duke komentuar mbi zërat dhe deklaratat nga Greqia për “12 milje zgjerim” në Detin Jon, Prof. Ksenofon Krisafi, ne nje interviste per gazeten Dita, thote se kjo situate nuk duhet te na shqetesoje.

“Ju më pyesni, a duhet të shqetësohemi. Jo. Nuk duhet të shqetësohemi. Mos u shqetësoni dhe mos u frikësoni! Ndoshta pamjet që vijnë nga ekranet e kanaleve të ndryshme televizive janë realisht të frikshme, por është dëshira e kujtdoqoftë, e popujve që aspirojnë paqen e mirëkuptimin që arsyeja të dominojë emocionet. Politika e të dy miqve tanë do të ketë urtësinë t’i kthehet sa më parë tryezës së negociatave, për gjetjen e zgjidhjeve që janë në interes të të dy vendeve”.

Profesori shprehet besimplote se situata në Egje “do të qetësohet dhe vizita e Dendias në Tiranë do të jetë e suksesshme”.

“Ështe alogjike dhe absurditet i padiskutueshem qe te mendosh se Greqia do ta shtrije gjeresine e ujrave territoriale nga bregu i Korfuzit ne drejtim te Sarandes ne 12 milje detare.

Së pari nuk ka hapesire te mjaftueshme per kete gjeresi. Se dyti, ne baze te nenit te lartpermendur te Konventes per te drejten e detit, kete te drejte e ka ne te njejten mase edhe Shqiperia. Sipas kesaj logjike te ketyre “specialisteve per gjithecka” nuk del llogaria, sepse greket do te duhet te dalin disa km mbi kodrat e Sarandes, kurse shqiptaret do te kapercenin diku nga mesi i territorit tokesor te ishullit te Korfuzit” – thotë profesor Krisafi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat