I shpallur në kërkim kombëtar, ndalohet i riu nga Durrësi

Shqipëria

I shpallur në kërkim kombëtar, ndalohet i riu nga Durrësi

Më: 27 gusht 2020 Në ora: 10:45
Foto ilustrim

Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar është ndaluar nga forcat policore, si dhe është shpallur në kërkim një tjetër.

Policia ndaloi shtetasin S.B., 30 vjeç,, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, i ka caktuar masën “Arrest me burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Si dhe është shpallur në kërkim një 29-vjeçar, i cili pas një konflikti për motive të dobëta kë goditur me mjet prerës një 34-vjeçar.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Ndalohet një 30-të vjeçar, i shpallur në kërkim kombëtar si dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Specialist për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin S.B., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, i ka caktuar masën “Arrest me burg” , për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Specialistët Për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, bën shpalljen në kërkim të shtetasit E.Sh., 29 vjeç, banues në fshatin Shoshaj, Burrel, pasi më datë 26.08.2020, në lagjen nr.14, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin A.K., 34 vjeç, banues në Martanesh, Burrel, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Plagosje e rëndë me dashje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat