30 % e të prekurve me Covid-19 i përkasin moshës 25-30 vjeç

Shqipëria

30 % e të prekurve me Covid-19 i përkasin moshës 25-30 vjeç

Më: 27 gusht 2020 Në ora: 19:32
Foto ilustrim

Të rinjtë nga 25 deri në 30 vjeç përbëjnë gati 30% të të prekurve me koronavirus në Shqipëri ndërsa në vatra të infeksionit janë kthyer dhe baret e pubet verore.

‘Nëse e keni vënë re edhe masat e ministrisë së Shëndetësisë përkundrejt pube-ve verore dhe grumbullimeve masive dhe vendet më të frekuentuara më shumë, që janë vatra infeksioni për Covid dhe masat e ministrisë janë adresuar përkundrejt aktiviteteve verore.

Shpesh kemi thënë shpesh se grupmosha aktive ajo që favorizon grupet shoqërore, që e sjell vera dhe grupmosha e re, janë grupe risku për transmetim infeksioni në familje’, ka thënë Tomini.

Dy muajt e fundit Shqipëria po përballet me rritje të rasteve të të infekuarve me koronavirus megjithë këtë autoritete kanë vendosur hapjen e shkollave me 14 shtator ndonëse me kushte të tjera.

Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në Institutin e Shëndetit Publik Eugena Tomini shpjegon se para këtj vendimi janë vlerësuar disa kritere.

‘Janë marrë % e ulët e prekjes së fëmijëve dhe e moshës që fillon apo pritet që të fillojë shkollën një indikator i rëndësishëm është efekti psiokologjik dhe emocional që pati karantina dhe mosfrekuentimi i shkollës gjatë këtyre muajve.

Ndërkohë rekomandimi i OBSH-së dhe i qendrës Evropiane të Sëmundjeve Infektive këta indikatorë çuan në një vlerësim jo vetëm nga ministria e Shëndetësisë por dhe nga ana e ministrisë së Arsimit’, është shprehur ndër të tjera ajo.

Ndërsa për rastet kur në një klasë mund te zbulohet një nxënës apo mësues i infektuar mjekja Tomini tregon se janë përgatitur disa skenarë.

‘Çdo rast i evidentuar do të monitorohet rrethi i ngushtë familjar dhe në kontaktet e ngushta të klasës apo shkollës, gjithë aktiviteteve që ka kryer dhe ka ndjekur nxënëse. Janë disa skenarë, skenari i izolimit të vetëm një rasti nëse nuk kemi kontakte me të tjerë dhe ndjekja e kontakteve të ngushta.

Skenar tjetër është nëse kemi 2 tre nxënës do të mbyllet klasa dhe do të ndiqen kontaktet e nxënësve dhe nëse kemi të bëjmë me një shkollë një përhapje më të madhe vëmendje’, ka thënë Tomini.

Specialistët parashikojnë një vjeshtë të vështirë sa i përket Covid 19, kjo dhe për shkak të qarkullimit të virozave të stinës. Prandaj ato u kërkojnë qytetarëve të bashkëpunojnë me qëllim minimizimin e rasteve të të prekurve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat