'Fundin e ke të hidhur', Lefter Maliqi kërcënon kryeministrin Rama

Shqipëria

'Fundin e ke të hidhur', Lefter Maliqi kërcënon kryeministrin Rama

Më: 27 gusht 2020 Në ora: 23:26
Lefter Maliqi

Ish deputeti i LSI, PS, PD dhe tashmë vetëm në Kuvend që bën punën e opozitës, Lefter Maliqi ka kërcënuar Edi Ramën se do të ketë një fund të hidhur.

Sipas Maliqit, me mëkatet që ka bërë Rama, nuk ka asnjë shpëtim përballë popullit.

“Tallu me shqiptaret dhe ca kohe, bej interesantin me veprime e aktrime plot ligesi duke terhequr vemendjen.

E mashtrove, varferove, kriminalizove, cpopullove kete vend.

Fundin e ke te hidhur, ke plot mekate per te lare, qesh mire kush qesh i fundit, sdo pijne më uje milionat e eurove, krimi, bandat, oligarket, institucionet e kapura perballë 90% te shqiptareve te zhgenjyer, mashtruar, perbuzur dhe te fyer rende”, shkruan Maliqi në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat