Lekë, piktura me vlerë dhe pajisje shtëpiake/ Arrestohet “tmerri” i Korçës, i dyshuar për 17 vjedhje në shtëpi e lokale

Shqipëria

Lekë, piktura me vlerë dhe pajisje shtëpiake/ Arrestohet “tmerri” i Korçës, i dyshuar për 17 vjedhje në shtëpi e lokale

Më: 28 gusht 2020 Në ora: 10:48
Ilustrim

Një 33-vjeçar është arrestuar në Korçë, si autor i dyshuar për 17 vjedhje të ndodhura në qytet.

Bëhet fjalë për E. B., 33 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për vjedhje).

Shtetasi i mësipërm, ka qenë nën ndjekjen dhe monitorimin e Policisë kur u kap në flagrancë në lagjen nr. 1, duke vjedhur në banesën e shtetasit V. T.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore të kryera, këqyrja e pamjeve filmike dhe provave të grumbulluara, u dokumentuan edhe 16 vjedhje të tjera, ngjarje të ndodhura tre muajt e fundit në Korçë, ku janë vjedhur piktura me vlerë, sasi lekësh, orendi e pajisje shtëpiake, autor i të cilave dyshohet të jetë shtetasi E. B., konkretisht:

– Në lagjen nr. 3, është vjedhur banesa e shtetases V. M.

– Në lagjen nr. 10, është vjedhur banesa e shtetasit J. Ç.

– Në lagjen nr. 12, janë tentuar të vidhen 4 banesa; është vjedhur banesa e shtetasit M. K., dhe dyqani i shtetasit K. B.

– Në lagjen nr. 17, është vjedhur lokali i shtetasit A. Xh.

– Në lagjen nr. 18, është vjedhur lokali i shtetasit Sh. G., banesa e shtetasve L. G; Ll. P; dhe A. Ç; është tentuar të vidhet banesa e shtetasit Dh. G; dhe është vjedhur dyqani i shtetasit I. C.

– Në lagjen nr. 1, është tentuar të vidhet një objekt kulti.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan piktura me vlerë dhe sende të tjera të vjedhura.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Vjedhja, e kryer më shumë se një herë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat