Kriza në Bjellorusi/ Këshilli Special, Rama mbërrin në zyrat e OSBE-së

Shqipëria

Kriza në Bjellorusi/ Këshilli Special, Rama mbërrin në zyrat e OSBE-së

Më: 28 gusht 2020 Në ora: 10:49
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në zyrat e OSBE-së për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të përhershëm të OSBE-së.

Në mbledhjen e Këshillit dedikuar krizës në Bjellorusi, Rama do të mbajë një fjalim sa i takon rrugës drejt dialogut mes palëve.

Përpara mbledhjes së Këshillit të OSBE-së, Rama pati një takim me Miguel Bergeer-in, Sekretar i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme gjermane. Këshillit do t’i adresohet me një fjalë edhe Stephen Biegun, zëvendëssekretar i shtetit, SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat