E rëndë! Brenda hotelit recepsionisti gjendet i varur në litar

Shqipëria

E rëndë! Brenda hotelit recepsionisti gjendet i varur në litar

Më: 29 gusht 2020 Në ora: 14:18
Foto ilustrim

Një ngjarje tronditëse ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Llogara.

Recepsionisti i një kompleksi turistik është gjendur pa shenja jete.

Sipas policisë, mëngjesin e sotëm, në fshatin turistik të Llogarasë dyshohet se është vetëvarur me litar në një objekt shtetasi K. A., 50 vjeç, banues në Vlorë, i cili punonte si recepsionist në këtë kompleks.

Nga këqyrja e trupit të pajetë nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat