Covid-19 / Mjeku i njohur bën apelin e frikshëm: Ja pse nuk e kemi situatën në kontroll

Shqipëria

Covid-19 / Mjeku i njohur bën apelin e frikshëm: Ja pse nuk e kemi situatën në kontroll

Më: 29 gusht 2020 Në ora: 14:55
Arjan Mezini

Mjeku Arjan Mezini ka thënë se vendi ynë kryen pak testime Kjo sipas tij ka çuar në shtimin e rasteve dhe daljen e situatës nga kontrolli.

“Ne e kemi përsëritur, testojmë pak, kjo bën që infeksioni të dalë jashtë kontrollit. Kolegët epidemiolog do kishin një pamje më të qartë po të kemi 2500 apo 3 mijë testime. Eshtë rritur numri i testeve, por prapë është i pakët.

800 testime që bëhen në ditë janë pak, mendoj që 200 apo 300 vijnë nga spitalet kur njerëzit shkojnë në gjendje të rënduar. Rritja e testimit ti identifikon më shumë njerëz dhe ndjek kontaktet e tyre, ky është parandalimi. Zgjidhja nuk është spitali”,- tha ai në News24.

Mjeku foli edhe për fluksin në spitale dhe tha se situata ishte më e rënduar në fillim të marsit.

“Kur u hapëm në fillim ngarkesa ishte e madhe. 1 mjek me 15 pacientë, tani jemi 1 me 8. Burimet njerëzore që t’i kesh nuk është aq kollaj. Duhet shtuar edhe raporti i infermiereve, se bëhet fjalë për pacientë të shtruar rëndë”,- tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat