Bimë narkotike të mbjella në shtëpi, arrestohet i riu i shpallur në kërkim

Shqipëria

Bimë narkotike të mbjella në shtëpi, arrestohet i riu i shpallur në kërkim

Më: 30 gusht 2020 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Një i ri nga Lazarati është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim nga policia.

Për 30-vjeçarin me inicialet A.B, Gjykata e Sarandës kishte caktuar masën e sigurisë arrest me burg në mungesë.

Ai akuzohet për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike", e kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër konstatuan të kultivuara disa bimë narkotike.

Materialet proceduriale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat