E arrestuan se dhunoi gruan, në shtëpi i gjejnë dhe drogë! E pëson riu në Krujë

Shqipëria

E arrestuan se dhunoi gruan, në shtëpi i gjejnë dhe drogë! E pëson riu në Krujë

Më: 31 gusht 2020 Në ora: 10:12
Foto ilustrim

Një 31-vjeçar ka hyrë në telashe me policinë, pasi pas dhunës ndaj bashkëshortes së tij atij i janë gjetur një sasi droge.

Ngjarja në fjalë është regjistruar në fshatin Burizanë të Krujës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se u arrestua në flagrancë shtetasi me inicialet E. S.

Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, ndërsa dhe pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar si kannabis sativa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat