“Nuk na u ndanë zdromsat”, Rama shkëmben batuta me Veliajn, vendos hudhra te shtëpia e re

Shqipëria

“Nuk na u ndanë zdromsat”, Rama shkëmben batuta me Veliajn, vendos hudhra te shtëpia e re

Më: 31 gusht 2020 Në ora: 15:15
Edi Rama

Edi Rama ditën e sotme i shoqëruar nga Erion Veliaj dhe Arben Ahmetaj ishin në Petrelë, ku i dorëzuan çelësat e shtëpisë së re një familje të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Gjatë bisedës, kreu i qeverisë bëri disa batuta me kryebashkiakun Veliaj duke i kërkuar që të mos e përdorë më termin ‘zdromsa’, por më pas e justifikoi, kur i tha se e di se për cilët e kishte.

“Mos hyj me këto, i bukur i shëmtuar, se na more në qafë siç the atë që the se çunat janë zdromsa, tani të janë qep ty të gjithë si zdroms. Mos i hyj më këtij muhabeti se na ngatërron kot. Çunat janë të mirë, gocat janë më të mira, por jo zdromsa. Ti nuk ke faj se unë e di për çfarë e ke, por.. .nuk na u ndanë zdromsat, por nuk janë të gjithë si ata” – tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat