“Na more në qafë me atë që the: Çunat janë zdromsa”/ Rama, Veliajt: Tani të janë turr të gjithë…

Shqipëria

“Na more në qafë me atë që the: Çunat janë zdromsa”/ Rama, Veliajt: Tani të janë turr të gjithë…

Më: 31 gusht 2020 Në ora: 15:22
Foto nga takimi

Kryeministri Edi Rama inspektoi banesat e rindërtuara në zonën e Petrelës, i shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministri Arben Ahmetaj.

Teksa inauguruan një shtëpi të re për një familje, banesa e dikurshme e të cilës u shemb nga tërmeti që goditi vendin vitin e shkuar, më 26 nëntor, në bashkëbisedim e sipër, Veliaj komplimentoi vajzën e vogël të familjes, duke u shprehur se ishte edhe më e bukur se personazhi kryesor në filmin “Frozen”.

Në këtë moment ndërhyn Rama:

“Mos hyr me këto i bukur i shëmtuar se na more në qafë me atë që the: Çunat janë zdromsa, mos i hyr më këtij muhabeti”.

“Çunat janë zdromsa”, u përgjigj Veliaj.

“Tani të janë turr të gjithë ty si zdroms”, replikoi Rama.

 

Bëhet fjalë për një deklaratë të kryebashkiakut, gjatë një interviste me Dojna Memën.

Mbi deklaratën në fjalë, reagoi asokohe dhe vetë moderatorja Mema.

Gjatë një “Ask-u” të hapur në llogarinë e saj të Instagram-it, dikush e pyeti: “Zdromsat? S’e di pse reaguan kaq keq shumica e çunave!”

“Se dëgjojnë çdo ditë “princi i nënës”, “kampion i babit”, “O boss i lagjes” dhe i preket sedra nga fjala “zdroms” (ordiner)- referuar një konteksti të caktuar ku po flitej për çuna që zgjohen çdo mëngjes me qëllimin e vetëm për të pirë kafe. Meqë më keni pyetur kaq shumë për një intervistë të dy viteve më pare”, u përgjigj Dojna.

Pjesa e komentit u shkëput nga biseda e Veliajt, teksa Dojna e pyeste rreth gjinisë së bebushit Kajan (që asokohe s’kishte lindur ende).

“Isha aq i lumtur sa nuk e mendova fare këtë pjesën djalë, vajzë. Tipikisht, vajzat në Shqipëri janë shumë të ftilluara, çunat shqiptarë janë zdromsa komplet. E kam seriozisht! Ajo që vë re tipikisht në Ballkan, por edhe në Shqipëri është që meshkujt, ngaqë llastohen shumë kur janë të vegjël, bëhen shumë më të pazotë kur rriten. Shifini kafet e Tiranës në mëngjes, janë të mbushur plot me çuna. Varen me një karrige dhe ti thua me vete, më fal, ku u lodh që tani kur sapo është zgjuar nga gjumi. Dita s’ka filluar mirë. Vajzat janë ndryshe. Ndoshta i ka bërë jeta, ose ngaqë angazhohen me punë në familje, por vajzat shqiptare, unë e shoh në punë janë shumë më besnike, të përkushtuara dhe i bëjnë gjërat me më shumë dashuri…”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat