​Cakaj uron Osmanin: Shqiptari i parë në krye të diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, thellojmë bashkëpunimin

Shqipëria

​Cakaj uron Osmanin: Shqiptari i parë në krye të diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, thellojmë bashkëpunimin

Më: 31 gusht 2020 Në ora: 15:26
Cakaj dhe Osmani

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, zhvilloi sot një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanin.

Cakaj përgjatë telefonatës uroi ministrin Osmani për suksese të pamatshme në mandatin e tij historik si kryediplomati i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut.

“Për më shumë, pasi ka shërbyer si Zëvendëskryeministër dhe kryenegociator, ai merr përsipër edhe një përgjegjësi tjetër historike – udhëheqjen politike dhe diplomatike të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.” – theksoi Cakaj në një postim në Facebook lidhur me telefonatën e zhvilluar.

Për më tepër, kryediplomati Cakaj, shprehu gatishmërinë, që me homologun e sapoemëruar në krye të diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, të vazhdojnë punën për thellim të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe, forcim të bashkëpunimit rajonal e rritjen të dinamikës politike për anëtarësim në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat