Socialistët mblidhen në Elbasan, krye-tema mandati tretë qeverisës

Shqipëria

Socialistët mblidhen në Elbasan, krye-tema mandati tretë qeverisës

Më: 1 shtator 2020 Në ora: 12:19
Foto

Grupi parlamentar i PS-së mblidhet sot në Elbasan. Gazetari Top Channel Muhamed Veliu duke iu referuar një burimi nga PS ka mundur të mësojë agjendën e mbledhjes.

Në mbledhje do të caktohen detyrat e deputetëve sipas agjendës politike dhe organizative të partisë për periudhën shtator-dhjetor 2020.

Kryeministri Edi Rama dhe numri dy i PS Taulant Balla në këtë mbledhje do ta vendosin theksin në fitimin e një mandati të tretë qeverisës.

Po ashtu në këtë mbledhje do diskutohet për agjenda dhe organizmi i punës ‘kush bën, çfarë’?

Sikurse një vëmendje e veçantë do ti kushtohet krijimit të një sistemi transparent vlerësimi të performancës për çdo deputeti dhe krijimi i një sistemi transparent vlerësimi të performancës për çdo anëtar partie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat