Gjirokastër/ Zjarri me intensitet të lartë po i afrohet masivit të pishave pranë parkut të Viroit

Shqipëria

Gjirokastër/ Zjarri me intensitet të lartë po i afrohet masivit të pishave pranë parkut të Viroit

Më: 2 shtator 2020 Në ora: 17:08
Foto

Një zjarr me intensitet të lartë po i afrohet masivit të pishave pranë parkut të Viroit në Gjirokastër.

Duket se zjarri i vendosur qëllimisht nga barinjtë synonte bimësinë barishtore dhe shkurret mbi 1000 m por flakët të shtyra nga era po i drejtohen periferisë së qytetit të Gjirokastrës.

Zjarrfikësit po ndërhyjnë vetëm për mbajtjen nën kontroll të flakëve por nuk mund të ndërhyjnë për shuarjen në lartësinë e Malit të Gjerë.

Ka të paktën 30 raste zjarresh të qëllimshme të vendosura në të gjithë territorin e bashkisë së Gjirokastrës gjatë gushtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat