Pacienti që u hodh nga kati i katërt i Senatoriumit, vjehrri i deputetit të LSI-së

Shqipëria

Pacienti që u hodh nga kati i katërt i Senatoriumit, vjehrri i deputetit të LSI-së

Më: 2 shtator 2020 Në ora: 23:01
Spitalit “Shefqet Ndroqi”

65-vjeçari që gjeti vdekjen mbrëmjen e sotme pasi u hodh nga katii katërt i spitalit “Shefqet Ndroqi” mësohet se është shtetasi  Hasan Mira nga Fullqeti i Klosit.

Mira është vjehrri i deputetit të LSI-së Gjetan Gjetani, i cili më herët ka qenë deputet i PS për Kurbinin por u përjashtua nga grupi parlamentar socialist.

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 20:00.

“Dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi H.M., 65 vjeç dhe për pasojë ka humbur jetën” njoftoi policia.

Ai ishte shtruar në këtë spital prej dy ditësh pas infektimit nga koronavirusi.

Pacienti ishte në gjendje të rëndë por jo i intubuar.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat