Punëtorët e naftës duan pagat! Protesta para Uzinës së Ballshit, përplasen me policinë

Shqipëria

Punëtorët e naftës duan pagat! Protesta para Uzinës së Ballshit, përplasen me policinë

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 15:57
Protesta para Uzinës së Ballshit

Naftëtarët e Rafinerisë së Ballshit protestojnë për 22 pagat e munguara, nënshkrimin e kontratës individuale me punëdhënësin dhe rifillimin e punës në uzinë.

Ata thonë se rafineria është pronë e tyre dhe në rast se nuk plotësohen kërkesat, do të tërheqin librezat e punës.

Protestuesit u tensionuan pas mbërritjes së drejtuesve të Rafinerisë në ambientet e protestës. Ata kapërcyen kordonin e policisë duke tentuar të hynin në ambientet e uzinës.

Pas përplasjes me forcat e policisë dhe FNSH-në, protestuesit u qetësuan me të marrë premtimin se do të filloje nënshkrimi brenda dy ditëve i kontratave individuale. Ndërsa  ditën e hënë iu tha se do të marrin edhe pagën e prapambetur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat