Frika po i vret të infektuarit me korona/Psikologët: Duhet shërbim psikologjik, jo vetëm për pacientët

Shqipëria

Frika po i vret të infektuarit me korona/Psikologët: Duhet shërbim psikologjik, jo vetëm për pacientët

Më: 4 shtator 2020 Në ora: 08:07
Gëzim Tushi

Nëse në spitalet Covid do të kishte shërbim psikologjik, ndoshta dy vetëvrasjet mund të ishin shmangur.

Kështu është shprehur për Klan Plus psikologu Gëzim Tushi.

Mungesën e shërbimit të punonjësit social në spital e ka ngritur si shqetësim edhe Shoqata e Infermierëve, sipas së cilës duhet të ketë urgjentisht një psikolog, pasi gjendja emocionale e pacientëve është e rënduar.

Ndërkohë që sipas Tushit, pandemia e koronavirusit po sjell probleme te e gjithë popullsia, jo vetëm te të infektuarit.

Ai rekomandon ushqim të shëndetshëm, aktiviteti fizik, plazh, not, si efikase për një shëndet të mirë mendor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat