Shqiptarja e arrestuar sot, pjesë e grupit që ‘konvertonte’ italinët në xhihadistë

Shqipëria

Shqiptarja e arrestuar sot, pjesë e grupit që ‘konvertonte’ italinët në xhihadistë

Më: 5 shtator 2020 Në ora: 10:42
Shqiptarja e arrestuar sot

Gruaja e arrestuar këtë të shtunë në Tiranë për llogari të drejtësisë italiane, ishte një ndër shqiptarët që kishte ngritur një rrjet të rekrutimit të xhihadistëve në shtetin fqinj.

Lubjana Gjeçaj bënte pjesë në organizatën e goditur në Itali gjatë vitit 2016, ku u dënuan disa anëtarë të grupit. Ndër to edhe Aldo Kobuzi, shqiptari i cili u martua me një italiane dhe e ktheu atë në xhihadiste, e para shtetase italiane e ‘konvetuar’ në kauzën e ISIS.

Gjithashtu, u dënua me 2 vjet e 8 muaj burgim edhe Baki Çoku, daja i Aldo Kobuzit dhe Arta Kacabuku.

Trupi gjykues dënoi me një masë më të shkurtuar, motrën e Maria Gulia, alias Fatima, e cila u nis për të luftuar në Siri bashkë me bashkëshortin, Aldo Kobuzi.

Ky ishte dhe ‘mekanizmi’ që përdore grupit terrorist, njohja dhe mpleksja përmes fejesave e martesave me njerëz jo të radikalizuar, në mënyrë që këta të fundit të ‘konvertoheshin’ e të dërgoheshin për luftë në Siri.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon bashkëpunimi me homologët për kapjen e personave me veprimtari kriminale në fushën e terrorizmit

Falë bashkëpunimit të Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit dhe Interpol Tiranës me homologët në Itali, kapet në Tiranë dhe vihet në pranga një 43 vjeçare e dënuar për pjesëmarrje në organizatë me qëllime terroriste

Në kuadër të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes Drejtorisë së Antiterrorit, Interpol Tiranës dhe agjencive ligjzbatuese në Itali, është marrë informacion në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasje të kërkuar, e dënuar për veprimtari kriminale në fushën e terrorizmit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta të Drejtorisë së Antiterrorit, Interpol Tiranës në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë nr 6 në DVP Tiranë, u lokalizua vendndodhja dhe u vu në pranga shtetasja:

Lubjana Gjeçaj, 43 vjeçe, banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim ndërkombëtar më datë 4 shtator 2020.

Gjykata e Hetimeve Paraprake Milano, Itali, e ka dënuar me 3 vjet burg, për veprën penale ”Organizatë me qëllime Terroriste”.

Arrestimi i kësaj shtetaseje u bë me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat