Endrit Braimllari: Hapja e LSI-së vijon me njerëz intelektualë

Shqipëria

Endrit Braimllari: Hapja e LSI-së vijon me njerëz intelektualë

Më: 5 shtator 2020 Në ora: 13:35
Endrit Braimllari

Sekretari i Përgjithshëm i LSI Endrit Braimllari me anë të një postimi në Facebook ka treguar se Lëvizjes Socialiste për Integrim qarkut të Korçës po i shtohen intelektual të rinj.  

Një nga ata është dhe Suela Dinellari e cila mban titullin Doktore Shkencash në Filozofi. 

Sipas Braimllarit hapja e LSI është garanci për një të ardhme të sigurtë të vendit.  

Postimi i plotë:

Nga sot Suela Dinellari Doktore Shkencash ne Filozofi pjese e ekipit te LSI Korçe. Sot, patëm kënaqësinë të mirëpresim në ekipin e LSI Korçë, Suela Dinellarin Doktore Shkencash në Filozofi. Hapja e Lëvizjes Socialiste për Integrim vijon me njerëz intelektualë e të përgjegjshem. Hapja e LSI është garanci për një të ardhme të sigurtë të vendit. Rilindja i goditi, i përbuzi intelektualët e rinj prandaj është detyra jonë të hapemi dhe t'i përfaqësojmë në mënyrë dinjitoze. Me këtë rast i bëj thirrje të gjithë të rinjve, profesionistëve që të bëhen pjesë e LSI, dera jonë është e hapur për të gjithë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat