Balla: Shqipëria nuk ka patur e nuk ka një kryeministër më të mirë se Rama, kundërashtari i dobët

Shqipëria

Balla: Shqipëria nuk ka patur e nuk ka një kryeministër më të mirë se Rama, kundërashtari i dobët

Më: 5 shtator 2020 Në ora: 16:36

Kreu i grupit parlament të PS-së, Taulant Balla shkruan në facebook se shqiptarët, sot nuk e kanë një alternativë më të mirë sesa Partia Socialiste.

Për Ballën, Shqipëria nuk ka pasur dhe nuk ka një Kryeministër më të mirë sesa Edi Rama dhe shti se kundërshtarët janë shumë të dobët.

Balla: Shqiptarët, sot nuk e kanë një alternativë më të mirë sesa Partia Socialiste, madje sot ka edhe më shumë arësye për të na ribesuar drejtimin e vendit, më shumë sesa edhe tre vite më parë. Këtë njerëzit e dinë. Shumica e tyre nuk e diskuton, por kjo sot s’na mjafton. Kundërshtari shumë i dobët dhe i pabesueshëm për t’i dhënë votën, nuk krijon një garë të mirëfilltë idesh, programesh dhe ekipesh. Zgjedhja sot në zemrat e shqiptarëve është e thjeshtë. Edhe në fletën e votimit në pranverë 2021 po aq.

Shqipëria nuk ka patur dhe nuk ka një Kryeministër më të mirë sesa Edi Rama. Dhe Edi Rama do të jetë Kryeministër edhe për katër vitet e mandatit tonë të tretë. Jo pse përballë si kandidatë rivalë janë Saliu i veshur si Luli, Monika në vend të Ilirit, bashkë me Nardin, Dashin, Mediun apo Vangjel Dulen. Ne nuk do konkurojmë me ta. Ekipet tona në cdo qark nuk do të konkurojnë me ta, por me pritshmërirë e aleatit tonë të vetëm, njerëzit e thjeshtë.Tërmeti dhe pandemia nuk ishin ngjarje dosido, por janë nga ato ngjarje që tundin tokën nën këmbët e një vendi të tërë dhe jo më të një qeverie. Dhe shqiptarët janë dëshmitarë dhe gjyqtarë të pagabueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat