Grabitën me dhunë një banesë, morën para dhe një armë, kapen dy të shpallurit në kërkim

Shqipëria

Grabitën me dhunë një banesë, morën para dhe një armë, kapen dy të shpallurit në kërkim

Më: 7 shtator 2020 Në ora: 10:07
Foto ilustrim

Zbardhet grabitja me dhunë e një banese, ku tre persona kanë marrë një shumë parash dhe një armë gjahu.

Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur më 29 gusht, ku në fshatin Melçan të Finiqit.

Si të dyshuar për grabitjen, gjatë kësaj të diele u bë arrestimi i Kleo Hysi, 32 vjeç dhe Paris Qurku, 29 vjeç, me banim në Sarandë për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, e kryer në bashkëpunim.

Nga tërësia e veprimeve rezulton se më datë 29 gusht, të dyshuarit në bashkëpunim me 31-vjeçarin Jetmir Gërbi, banues në Kolonjë, Gjirokastër, i arrestuar në flagrancë, gjatë orëve të natës kanë vjedhur me dhunë banesën e shtetasit Dh.P., në fshatin Melçan, ku nëpërmjet forcës dhe dhunës kanë arritur të marrin një armë gjahu, si dhe një sasi vlere monetare prej 20.000 lekë të reja.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se të dyshuarit janë autorë të disa vjedhjeve të tjera, të ndodhura në këtë zonë për të cilat policia nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat