Çmendet moti! Meteorologët: Kthesa që pritet të marrin temperaturat këtë javë

Shqipëria

Çmendet moti! Meteorologët: Kthesa që pritet të marrin temperaturat këtë javë

Më: 7 shtator 2020 Në ora: 18:12
Ilustrim

Temperaturat në ditët në vijim do të shkojnë deri në 39 gradë celsius, të cilat janë tipike të verës.

“Kjo javë që ka nisur do të jetë me kthjellime dhe jo vetëm, pasi do të kemi dhe temperatura të larta duke bërë që maksimumi gjatë mesjavës të ngjiten edhe në 38 apo në ndonjë zonë të veçantë edhe në 39 grade celsius. Në fakt janë temperatura tipike të verës, por në fakt po i përjetojmë edhe në fillim të kësaj vjeshte, gjë e cila është e mirë për operatorët turistik dhe për turizmin sepse favorizon dhe zgjatjen e sezonit turistik. Kështu që do të jetë një javë me diell, me temperatura të larta, përjashtuar orët e mesditës. Në zonat malore do të kemi vranësira të pakta lokale ku pritet dhe ndonjë rrebesh izoluar shiu. Fundjava do të na sjelli freskim të lehtë të motit por sigurisht do të mbetet me mot të kthjellet. Pavarësisht me rënien e temperaturave me 3-4 gradë sërish moti do të mbetet i kthjellët edhe gjatë fundjavës dhe me vranësira të paketa.

Që ditën e sotme kemi pasur rritje të temperaturave gjatë mëngjesit dhe gjatë mesditës ku maksimumet priten 37 gradë celsius. Duke filluar nga dita e martë deri ditën e enjte sërish presim vlera termike të larta pasi zonat më të nxehta të territorit shqiptar siç janë Kopliku, Kruja, Tirana, Elbasani, Berati priten që vlerat termike të ngjiten ne 38-39 gradë celsius. Nga dita e martë deri ditën e enjte pritet të kemi një freskim të lehte duke filluar nga e premtja, e shtunë e diel do jetë një rënie e lehtë e temperaturave jo e ndjeshme por moti do të mbetet i kthjellët.  Për sa i përket parametrit te erës, nuk do të jetë problematik gjatë kësaj jave, pasi presim që maksimumi i erës në det të hapur të arrije shpejtësinë deri në 35-40 km\h, ndërsa në brigjet detare akoma më e lehtë duke bërë që të mos kemi dallgëzim të fortë, gjë e cila do të sillte problematikë edhe për turizmin. Kështu që as era nuk do të jetë problematike gjatë kësaj jave”, tha meteorologjia, Adiola Bani për Report Tv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat