Ish-deputetja e LSI nis të qajë Live për Mihal Kokëdhimën: I kërkojmë ndjesë atij, vuajti për faj të Ramës

Shqipëria

Ish-deputetja e LSI nis të qajë Live për Mihal Kokëdhimën: I kërkojmë ndjesë atij, vuajti për faj të Ramës

Më: 7 shtator 2020 Në ora: 19:13
Deputetja e LSI-së, Nora Malaj

Në emisionin ‘Shqipëria Live’ në Top Channel i është kushtuar një hapësirë  ish-biznesmenit Mihal Kokëdhima i cili u bë i njohur pas sulmit që ai bëri ndaj disa turistëve spanjoll.

Ndërkohë e ftuar në emision ka qenë edhe ish-deputetja e LSI-së Nora Malaj e cila, teksa dëgjonte rrëfimin e Mihal Kokëdhimës që u dënua pas sulmit ndaj turistëve, ka nisur të qajë Live në studio.

Malaj pasi ka dëgjuar rrëfimin për padrejtësinë e pretenduar që iu bë Mihal Kokëdhimës i kërkoi ndjesë atij. Më tej Malaj e ka lidhur ngjarjen me politikën duke thënë se  në këtë vend për faj të qeverisë “Rama” po vuajnë shumë biznesmenë të tillë.

Lidhur me këtë ngjarje, Kokëdhima pas një viti nga ngjarja u shpreh se “këto janë gjëra kaq të ulëta,janë idiotizma, poshtërsia”.

“Unë ë rrethova pronën time, edhe në dijeni të policisë. Kur isha në burg ishin futur të gjithë. Unë isha këtu, e ju them ku shkoni, e ata më rrinin e më shikonin. I pyesja se çfarë donin, e ju thosha shkoni mbrapa se do më shkatërronin gardhin. 

Ata u larguan duke sharë e shava edhe unë. Edhe unë kam ndjenja. Jam i  rrënuar psikologjikisht. Po të më thoshte më fal do të ngrija duart, por ata shanë.

Edhe armët më kanë nxjerrë, më kanë thënë se do të vrasim. Erdhi policia të nesërmen dhe më pyeti se çfarë ndodhi, thashë skam gjë. Shkatërrova veten time në radhë të parë. 

Ata ta shqyejnë gardhin e unë do ta rregulloj vazhdimisht derisa të vinë ditë të bukura edhe për ne, këto fjalë janë të sinqerta. I dua të gjithë, i dua njerëzit”, tha ai.

“Nuk e meritoja këtë dënim. Nuk kam çfarë të them tjetër. Nuk bëra asgjë. Çdo kush mund të reagonte si unë”, përfundoi rrëfimin Mihali.

Nga ana tjetër, personi i dhunuar Eugenio Galdon, solli një variant ndryshe.

Milioneri spanjoll që u sulmua nga pronari i lokalit në Porto Palermo,  ka kthyer në kujtesë gjithë ngjarjen që ndodhi më 15 Gusht të vitit të kaluar ku tha se sulmi ishte i papritur.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat