Rama kërkon raport për çdo qark, Balla: Qytetarët të vlerësojnë ministrat dhe deputetët

Shqipëria

Rama kërkon raport për çdo qark, Balla: Qytetarët të vlerësojnë ministrat dhe deputetët

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 11:38
Edi Rama

Taulant Balla ka dhënë detaje nga takimi me drejtuesit e qarqeve në selinë rozë, duke u shprehur se do të krijohet një kanal komunikimi virtual me anëtarësinë e PS.

Sipas Ballës, kjo vjen nga nevoja për vlerësimin e deputetëve dhe ministrave nga anëtarësia.

Ai shtoi se ky kanal do të kontirbuojë në përmirësimin e Partisë Socialiste.

“Ne i dorëzuam kryeministrit vlerësimin e qytetarëve. Takimet e përjavshme do të vijojnë deri në zgjedhjet e 25 prillit. Tashmë do të përfshijmë qytetarët në përzgjedhjen e përfaqësuesve të tyre. Shpresojmë të mos kemi më thirrje nga opozita që populli të mos marrë pjesë në zgjedhje” – tha Balla.

Ndërkohë burime nga mbledhja bëjnë me dije se Edi Rama u ka kërkuar drejtuesve të qarqeve raporte të detajuara me problematikat respektive.

Nga ana tjetër, Forumi Rinor Eurosocialist pritet të nisë prej ditës së nesërme formatimin, bëjne me dije burime nga mbledhja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat