“Duhet kujdes i shtuar”/ Shahini publikon VIDEO, apel prindërve: Kur nxënësit të mbërrijnë te dera e shkollës…

Shqipëria

“Duhet kujdes i shtuar”/ Shahini publikon VIDEO, apel prindërve: Kur nxënësit të mbërrijnë te dera e shkollës…

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 11:41
Pamje nga video

Ministria e Arsimit vazhdon me videot informuese, pas vendimit për rikthimin e nxënësve në shkolla mes pandemisë së koronavirusit.

Ministria shprehet duhet gjatë kësaj periudhe kujdes i shtuar nga ana e çdo prindi.

Sipas ministres Besa Shahni kjo shton mbrojtjen e shëndetit të të gjithëve dhe siguron njëkohësisht mbarëvajtjen e një procesi të rregullt shkollor.

Në videon informuese drejtuar prindërve, ministrja Shahini u kërkon prindërve të këshillojnë fëmijët e tyre që të mbajnë maska gjatë gjithë kohës, të ruajnë distancën, të kenë me vete dezinfektantin, si edhe një shami me vete.

Ndërkohë në momentin e mbërritjes në shkollë, fëmijët duhet të mbajnë maska. Në derën e ambienteve të shkollës do të priten nga personel i stafit mjekësor, që do ti masë temperaturën.

Ndërsa prindërit duhet të nënshkruajnë një letër, ku pranojnë se fëmija i tyre nuk ka temperaturë apo shenja të tjera të COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat