Drejtori me COVID-19 në Kombinat mbledh mësuesit dhe prindërit, pastaj `zhduket`

Shqipëria

Drejtori me COVID-19 në Kombinat mbledh mësuesit dhe prindërit, pastaj `zhduket`

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 13:12
Foto ilustrim

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi, gjatë një bisede në emisionin “Ditë e Re” duke folur për papërgjegjshmërinë e qeverisë me rastin e hapjes së vitit të ri shkollor në datë 14 shtator, mes të tjerave ka bërë të ditur edhe një rast skandaloz në një prej shkollave në zonën e Kombinatit në kryeqytet.

Sipas saj një drejtor i cili ka bërë edhe mbledhje me mësuesit dhe prindërit dyshohet se ka qenë i infektuar me Covid-19, por askujt nga ata që ai ka kontaktua nuk po i bëhet tamponi.

“Denoncime vinë në mënyrë të vijueshme. Denoncimi që ka ardhur para dy ditësh është shqetësues. Një drejtor i njërës prej shkollave në Kombinat thuhet se është prekur nga Covid, ndërkohë që ai ka pasur mbledhje me mësues e me prindër. Nuk flitet asgjë për të. Drejtori është “zhdukur”, nuk dihet nëse ka Covid ndërsa mësuesve nuk u është bërë tamponi. Por kjo shkollë do të presë fëmijët pas 3-4 ditësh”, denoncoi Vokshi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat