Bilanci ditor nga Covid-19: Regjistrohet vetëm 1 viktimë, por ‘boom’ rastesh të reja!

Shqipëria

Bilanci ditor nga Covid-19: Regjistrohet vetëm 1 viktimë, por ‘boom’ rastesh të reja!

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 18:10
Ilustrim

Kjo e mërkurë ka shënuar një rënie të ndjeshme të viktimave nga Covid-19 pasi Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit  është regjistruar vetëm 1 viktimë.

Një qytetare 61 vjeçare nga Korça nuk e ka fituar dot betejën me virusin , duke e çuar në 322 numrin total të viktimave në vendin tonë.

Sakaq, nga 852 testime të kryera janë identifikuar 151 qytetarë të prekur nga Covid-19.

Ndërkohë, edhe sot numri i të shërurave është shumë i ulët krahasuar me të rasteve në 24 orë, pasi janë shënuar 45 të shëruar.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 192 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore
39 raste në Tiranë, 27 raste në Durrës, 16 raste në Korçë,
14 raste në Shkodër, 10 raste në Lushnje,
8 raste në Gramsh, 6 raste në Elbasan,
5 raste në Krujë, Mirditë,
4 raste në Fier, 3 raste në Gjirokastër,
2 raste në Devoll, Divjakë, Kolonjë, Vorë,
1 rast në Kurbin, Kavajë, Berat, Mallakastër, Sarandë, Patos

COVID-19 – Statistika (9 Shtator 2020)
Testime totale   70410
Raste pozitive  10704
Raste të shëruara 6284
Raste Aktive  4098
Humbje jete 322 (Qarku Tiranë 154, Durrës 44, Shkodër 36, Elbasan 20, Fier 16, Korçë 13, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 2148
Durrës  483
Shkodër  334
Lezhë 232
Elbasan  184
Korçë 158
Fier 146
Vlorë  138
Kukës 130
Berat 77
Gjirokastër  37
Dibër 31

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat