Restaurohet kisha e Maligradit, ndërhyrja e parë pas 50 vitesh nga 22 ekspertë vullnetarë

Shqipëria

Restaurohet kisha e Maligradit, ndërhyrja e parë pas 50 vitesh nga 22 ekspertë vullnetarë

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 18:19
Restaurohet kisha e Maligradit

22 ekspertë vullnetarë nga disa vende të botës kanë nisur një ndërhyrje resturese në kishën e Maligradit në zonën e Prespës, për herë të parë pas thuajse gjysmë shekulli. Synimi është mbrotja dhe nxjerrja në pah e vlerave të monumentit.

Kisha e Shën Mërisë, në ishullin e Maligradit në zonën e Prespës po  nënshtrohet një restaurimi për herë të parë pas gjysmë shekulli.

Ndërhyrja ka synim të nxjerrë në pah vlerat e monumentit që daton në shekullin e XIII dhe krijimin e infrastrukturës lehtësuese për turistët.

“Ajo çka është më e rëndësishme, ky projekt nuk konsiston në vetëm restaurimin e kishës të Maligradit por synon që të krijojë një strukturë lehtësuese për turistët.”

Për ndërhyrjen janë angazhuar 22 specialistë vullnetarë nga vende të ndryshme të Europës.

Bert Ludëig thotë se kisha mbart vlera te jashtëzakonshme pasi ndodhet në një ishull i cili është në vetvete një trashgimi kulturore e pasur.

“Gjendja e kishës nuk është e mirë. Kemi filluar riparimin me pjesën e çatisë ku problemet ishin më të mëdha”

Kjo ndërhyrje po realizohet në kuadër të muajit të trashgimisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat