Myslim Murrizi rrëfen pse dhe ku u ndanë me Rudina Hajdarin për partinë e re

Shqipëria

Myslim Murrizi rrëfen pse dhe ku u ndanë me Rudina Hajdarin për partinë e re

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 18:20
Myslim Murrizi

Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi teksa ishte i ftuar në emisionin Top Talk në Top Channel ka folur edhe për ‘ftohjen’ mes tij dhe deputetes Rudina Hajdari.

Sipas tij Hajdari nuk ka qenë kurrë pjesë e nismës për krijimin e partisë së re të deputetëve që Murrizi përfaqëson.

“Në këtë subjekt politik që është nismë e Myslim Murrizit dhe e deputetëve të tjerë, Hajdari nuk ka qenë pjesë e kësaj nisme. Ku e shihni ndarjen? Kemi qenë bashkë për një kauzë më të madhe për hapjen e listave. Me 30 qershor kemi qenë edhe me deputetët e tjerë që  nuk vinin nga PD. Por sot kemi filluar fushatën”

Është larguar Hajdari nga idealet e grupit Demokrat?

“Ajo është anëtare e grupit Demokrat. Për të qenë i organizuar për të pasur një agjendë. Se si e shikon kjo është në dëshirë e gjithsecilit. Rudina Hajdari nuk e ka parë të arsyeshme që të jetë pjesë e Lëvizjes Demokratike Shqiptare” ka thënë Murrizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat