Kërpaçi, ministres Shahini: Na thuaj çfarë bëri Turi, pastaj vendos të ikësh

Shqipëria

Kërpaçi, ministres Shahini: Na thuaj çfarë bëri Turi, pastaj vendos të ikësh

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 18:34
Floida Kërpaçi

Ish-deputetja e LSI Floida Kërpaçi, thotë se Minsitrja e Arsimit Besa Shahini, nuk mund të largohet pas përfunimit të mandatit, pa treguar se çfarë bëri Turi, personazhi për të cilët maturantët që u kritikua nga maturantëtsi pyetje e pavend në provimin e Letërsisë.

Kërpaçi shprehet se reformat e Rilindjes në arsim janë aq shkatërrimtare sa dhe vetë Ministria e Arsimit ka vendosur të mos jetojë më në Shqipëri.

Postimi i Kërpaçit në Facebook

Një përgjigje për shoqen e Turit dhe lavatriçen e pastrimit të parave!
Na thuaj çfarë bëri Turi pastaj vendos të ikësh!

Reformat e Rilindjes në arsim janë aq shkatërrimtare sa dhe vetë Ministria e Arsimit ka vendosur të mos jetojë më në Shqipëri. Ky është bilanci më fatkeq i një vendi të drejtuar nga të paaftë dhe sharlatanë që tallen me të ardhmen e të rinjve.

Ndërsa velina e Edi Ramës mendon se qytetarët ende gënjehen me projektet 3D dhe PPP të tij. I themi Velinës së Edi Ramës, që Kampingu i Jalës është pasion, është dëshirë, është grup dhe frymë, është punë e kohezion.

Kampingu i Jalës është bashkim zemrash dhe individualitetesh për të ecur para së bashku dhe jo për ta ngrënë shokun pas shpine siç zvarraniku në Bashkinë e Tiranës ka bërë me shokët e tij në PS.

P.S ;Boll tenderove nga 10 herë Sami Frashërin e gjimnaze të tjera për të vjedhur! Për Jalën të rrijë i qetë, atje nuk mblidhet as Vilajet Qyrku as Erion Veli por LRI

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat