Ngjarje tragjike në Berat! Darkoi me familjen, më pas piu fotoksinë dhe ra të flinte. Babai i dy fëmijëve i jep fund jetës

Shqipëria

Ngjarje tragjike në Berat! Darkoi me familjen, më pas piu fotoksinë dhe ra të flinte. Babai i dy fëmijëve i jep fund jetës

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 08:44
Ilustrim

I jep fund jetës babai i dy fëmijëve, pasi konsumoi një sasi të madhe helmi.

Një 51-vjeçar nga lagjia “Donika Kastrioti” në qytetin e Beratit i ka dhënë fund jetës, duke konsumuar një sasi të konsiderueshme helmi. Mesa duket Shpëtim Krasi e kishte menduar deri në detaje vetëflijimin e tij.

Pasi kishte darkuar qetësisht me familjen ai kishte konsumuar “fotoksinë” dhe ishte shtrirë për të fjetur. Kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm. Pasi kanë vënë re që i kishte buzët e nxira dhe nuk reagonte aspak, familjarët kanë njoftuar menjëherë policinë.

Trupi i pajetë i 51-vjeçarit është përcjellë në morgun e Spitalit Rajonal të Beratit ku pas ekspertizës së kryer ka rezultuar një sasi e madhe helmi e llojit “fostoksinë” në gjak.

Shpëtim Krasi ishte baba i dy fëmijëve dhe punonte prej vitesh si roje në një filial banke në Berat. Sipas familjarëve ai ishte një njeri i qetë dhe nuk kishte shfaqur asnjëherë shenja depresioni.

Familjarët thonë se, Shpëtimi kishte disa javë që ishte mbyllur në vetvete, për shkak të konflikteve të shumta që kishte me bashkëshorten, me të cilën ishte në procedurat e divorcit.

Ata kanë deklaruar në polici se ky mund të ketë qenë i vetmi shkak që e çoi drejt vetëhelmimit Shpëtimin, që nuk hapej me askënd për problemet e tij familjare.

Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se, vdekja ka ardhur si pasojë e vetëhemimit pasi në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune.

Të njëjtat burime konfirmojnë se po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat