Shehi thirrje kundërshtarëve të Bashës: Jozefina dhe kushdo që mendon ndryshe, i mirëpritur. Duhet të heqim Ramën

Shqipëria

Shehi thirrje kundërshtarëve të Bashës: Jozefina dhe kushdo që mendon ndryshe, i mirëpritur. Duhet të heqim Ramën

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 14:51
Dash Shehi

Kreu i LZHK Dash Shehi thotë se kushdo që mendon ndryshe dhe do largimin e Edi Ramës, e ka rrugën e hapur dhe është i mirëpritur në kampin opozitar, duke përfshirë këtu edhe të mërziturit me PD dhe Bashën.

Jozefina Topalli e ka rrugën e hapur tha ai, ndërsa theksoi se nuk bëhet fjala vetëm për rotacion.

“Për mua edhe Jozefina është e mirëpritur. Për mua Shqipëria ka nevojë për të gjithë, edhe për Jozefinën. Të mirëpritur janë të gjithë njerëzit që mendojnë ndryshe. Ditën që të mbaroj kjo punë do kemi kohë për tu marrë me gjëra të tjera më pas. Por unë gjykoj se sot kemi një cështje më të madhe, që është për Shqipërinë. A do vazhdojë ky shtet, a do rrinë shqiptarët apo do marrin leckat e do ikin. Pasi ta mbarojmë këtë punë, do kemi kohë për reflektim. Nuk bëhet fjalë vetëm për rotacion”, u shpreh Shehi për Report Tv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat