Balla paralajmëron zhvillime të reja brenda Partisë Socialiste

Shqipëria

Balla paralajmëron zhvillime të reja brenda Partisë Socialiste

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 19:42
Taulant Balla

Kreu i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka deklaruar se në tre muajt e fundit të vitit 2020 do të nisë një komunikim virtual me qytetarët për të marrë vlerësimet për ministrat dhe kryeministrin.

“PS nuk ka koalicion as me Nardin as me Vangjelin dhe as me Dash Shehin por vetëm me të rinjtë. FREESH do të jetë një urë lidhëse me të rinjtë.

Në muajt tetor, nëntor dhjetor do bëjmë një komunikim virtual anëtarësinë e partinë në njërin krah dhe qytetarët në anën tjetër për të marrë vlerësimet për performancën e deputetëve, ministrit dhe kryeministrit dhe në këtë mënyrë pastaj do të fillojmë të hartojmë kombëtaren e PS në zgjedhjet e 25 prillit që do të fitojë jo vetëm në Tropojë por në të gjithë Shqipërinë për mandatin e tretë me Edi Ramën kryemnistër”, tha Balla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat