Fluks në Kapshticë, dhjetëra emigrantë kthehen pas për shkak të formularit online

Shqipëria

Fluks në Kapshticë, dhjetëra emigrantë kthehen pas për shkak të formularit online

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 09:31
Kapshticë

Ka vijuar edhe mëngjesin e kësaj të premteje kthimi i qytetarëve shqiptarë drejt shtetit fqinj Greqisë përmes pikës kufitare të Kapshticës.

Mësohet se kuota prej 300 personash nuk është plotësuar ende ndërsa siç mund të shikoni në video ka një fluks të madh udhëtarësh.

Gazetari i Ora News, Artin Halili, raporton se me dhjetra emigrantë shqiptarë janë kthyer pas pasi policia iu thotë se nuk i kanë formularët online në rregull.

Sipas autoriteteve, qytetarët i kanë lejet e udhëtimit fotokopje dhe jo me barcode nga agjensitë. Për këtë janë kthyer pas dhe në vijim pritet të vendoset se çfarë do të ndodhë me ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat