“Duam Ujë!”/ Banorët e një lagjeje në Tiranë mësyjnë UKT-në: Turp!

Shqipëria

“Duam Ujë!”/ Banorët e një lagjeje në Tiranë mësyjnë UKT-në: Turp!

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 11:05
Pamje nga video

Banorët e një lagjeje në Tiranë kanë hyrë në zyrat e UKT-së mëngjesin e sotëm. Me thirrjet “duam ujë” dhe “turp” ata kanë dashur që të marrin informacion për mungesën e ujit në shtëpitë e tyre, por askush nuk ka reaguar.

Pamjet janë siguruar nga Oranews.

Banorët shprehen se bashkia nuk i ka dhënë zgjidhje këtij problemi, duke ia ngarkuar fajin ndërtuesit.

Janë rreth 1200 banorë të cilët vuajnë nga mungesa e ujit, kryesisht në muajt e verës. Megjithatë, kujtojmë se nuk është hera e parë që qytetarët e Tiranës ankohen për mungesën e ujit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat