Infektohet me COVID financierja e bashkisë, dy bankiere dhe një mësuese/ 17 raste të reja në Elbasan

Shqipëria

Infektohet me COVID financierja e bashkisë, dy bankiere dhe një mësuese/ 17 raste të reja në Elbasan

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 13:45
Ilustrim

Nga 50 tamponë që janë bërë në qytetin e Elbasanit kanë rezultuar 17 raste të reja me covid. Dy raste janë punonjëse në një bankë të nivelit të dytë.

Rasti i tretë lidhet me infektimin e një punonjëse në zyrën e financës në bashkinë e Elbasanit, teksa pak ditë më parë u prek edhe një nëpunës i zyrës së urbanistikës, raporton Abc News.

Një tjetër rast që ka rezultuar me covid në 24 orët e fundit ka të bëjë me një mësuese në shkollën “Qemal Haxhihasani”. Në total janë 15 persona që vetëkarantinuar, ndërsa priten analizat e tamponëve për kontaktet që kanë pasur të infektuarit.

Me 17 rastet e sotme shkon në 124 numri i personave aktivë me covid në Elbasan, ndërsa 22 kanë ndërruar jetë nga fillimi i pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat