Konfirmohen 22 fluturime për nesër nga aeroporti i Rinasit, TIA jep detajet çfarë duhet të dinë qytetarët

Shqipëria

Konfirmohen 22 fluturime për nesër nga aeroporti i Rinasit, TIA jep detajet çfarë duhet të dinë qytetarët

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Aeroporti i Rinasit ka njoftuar se për ditën e nesërme janë konfirmuar 22 fluturime. Kryesisht udhëtimet janë në Serbi, Turqi, Itali dhe Gjermani.

Po ashtu TIA i bën thirrje qytetarëve se para çdo udhëtimi të kontaktojnë kompaninë ajrore ku kanë prerë biletën, si dhe të respektojnë protokollin e sigurisë për ruajtjen e higjienës.

Gjithashtu  theksohet se “lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU”. ⠀⠀⠀

Njoftimi i plotë:

22 Fluturimet e konfirmuara për datën 12.09.2020 ⠀⠀

Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e Shtune janë:⠀⠀

Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim

Conrad Airlines – Antalia – Tiranë dhe kthim (Çarter turistik)

Wizz Air – Tiranë – Torino dhe kthim

Wizz Air – Tiranë – Dortmund dhe kthim

Wizz Air – Tiranë – Milano dhe kthim

Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim

Blue Panorama – Tiranë – Ancona dhe kthim

Air Albania – Tiranë – Bergamo dhe kthim

Wizz Air – Tiranë – Catania dhe kthim

Wizz Air – Tiranë – Piza dhe kthim

SkyUp – Kiev – Tiranë dhe kthim (Çarter turistik)

Wizz Air – Tiranë – Memminen dhe kthim

Blue Panorama – Tiranë – Bergamo dhe kthim

Wizz Air – Tiranë – Eindhoven dhe kthim

Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim

Wizz Air – Tiranë – Mulhouse dhe kthim

Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim

Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim

Wizz Air – Tiranë – Frankfurt dhe kthim

Wizz Air – Tiranë – Luton dhe kthim

Air Albania – Tiranë – Verona dhe kthim

British Airways – Tiranë – Heathrow dhe kthim

Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme.⠀⠀⠀⠀

Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU. ⠀⠀⠀

Ju faleminderit për bashkëpunimin.

Tirana International Airport

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat