Vaksina e Oksfordit për COVID, Argita Zalli: Studimi ndodhet në fazën përfundimtare

Shqipëria

Vaksina e Oksfordit për COVID, Argita Zalli: Studimi ndodhet në fazën përfundimtare

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 19:27
Foto ilustrim

Provat klinike për një vaksinë kundër COVID-19 që po zhvillohen nga kompania “AstraZeneca” dhe Universiteti i Oksfordit, janë ndërprerë përkohësisht pasi tek një pjesëmarrës në Britani janë panë efekte anësore. Vaksina ka kaluar me suksese dy provat e para, faza tretë e provës ka përfshirë 30.000 pjesëmarrës nga SHBA, Britania, Brazili, Afrika e Jugut.

Shkencëtarja shqiptare, Argita Zalli, e cila punon si pedagoge në Imperial Collage në Londër, thotë se, ka shumë shpresa  që vaksina të rezultoi e suksesshme dhe t’i japë fund pandemisë pavarësisht këtij rasti. Studiuesja thotë se, duke qenë se në këtë fazë përfshihen mijëra njerëz mund të ketë raste të tilla që mjekët e përshkruajnë si çështje rutinë.

“Përfundimet klinike të fazës së tretë janë për momentin të lënë në pritje pasi dyshohet se një pjesëmarrës të ketë pasur reaksion të dëmshëm, të rrezikshëm anësor dhe që mund të vinte prej vaksinës. Sidoqoftë shkaku se kjo mund të ketë ardhur prej vaksinës nuk është zbuluar ende prandaj do të jetë një hetim i pavarur që do të zbulojë nëse ky reaksion i rrezikshëm kishte ndonjë lidhje me vaksinë apo jo”, u shpreh znj. Zalli.

“Në fillim kjo mund të duket alarmante, por ngjarje të tilla nuk janë të padëgjuara. Universiteti i Oksfordit e quan këtë ngjarje tipike rutine. Por sa herë një vullnetar sëmuret dhe shtrohet në spital, atëherë studimi të ndalojë. Në studimet kur ka një pjesëmarrje të gjerë”, shton studiuesja.

Shkencëtarja shqiptare thotë se ky zhvillim duhet parë si gjë pozitive pasi tregon seriozitetin dhe kujdesin që tregohet gjatë studimit në mënyrë që vaksina të jetë e sigurt.

“Një vendim përfundimtar për rifillimin e provës do të merret nga rregullatori shëndetësor. Kjo pauzë duhet parë si diçka e mirë pasi shkencëtarët po i japin shumë rëndësi sigurisë së vaksinës, më shumë se gjithçka tjetër. Nga ana tjetër të gjitha të dhënat janë transparente dhe të hapura për të gjithë publikun pasi publiku duhet të ketë një besim absolut se këto vaksina janë të sigurta dhe efektive dhe me shpresën se do të sjellin mbylljen e kësaj pandemie”, përfundoi znj. Zalli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat