Çfarë po ‘zien’? Pasi u përfol se po krijon parti të re, Bushati shfaqet duke darkuar me Yuri Kim

Shqipëria

Çfarë po ‘zien’? Pasi u përfol se po krijon parti të re, Bushati shfaqet duke darkuar me Yuri Kim

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 21:37
Ditmir Bushati

Ambasadorja amerikane ka zhvilluar një vizitë dy-ditore në Shkodër. Mbrëmjen e parë të qëndrimit në kryeqendrën e veriut, Yuri Kim është parë të darkojë me ish- Ministrin e Jashtëm, njëherësh ish-drejtuesin politik të qarkut Ditmir Bushati.

Tv1 Channel ka siguruar ekskluzivisht foton e darkës mes Kim dhe Bushatit, në një nga restorantet e njohura në qendër të qytetit.

Nuk dihet ende se për çfarë kanë diskutuar Kim dhe Bushati gjatë darkës por kujtojmë se vetëm pak ditë më parë Ambasadorja amerikane ka lëshuar një deklaratë të fortë për liderët politike në prag të zgjedhjeve, duke u kujtuar atyre se do të mbajnë përgjegjësi për ata që do garojnë nën flamujt e tyre, deklaratë të cilën e përsëriti edhe dje në Shkodër.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat