Babai dhe tre djemtë u plagosën në lokalin e tyre, dalin pamjet nga vendngjarja

Shqipëria

Babai dhe tre djemtë u plagosën në lokalin e tyre, dalin pamjet nga vendngjarja

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 22:10
Dalin pamjet nga vendngjarja

I ati dhe tre djemtë janë plagosur me mjet prerës në Elbasan mbrëmjen e djeshme. Policia ka njoftuar se gjithçka ka ndodhur pas një konflikti të çastit. Ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë shkollës “Qamil Guranjaku”, në kryqëzimin Rinia, në Elbasan. Bëhet me dije se agresorët janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:15, në lagjen “Visarion Xhuvani”, Elbasan, në një lokal në pronësi të shtetasit S.Z., 65 vjeç, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta midis disa shtetasve janë dëmtuar me sende të forta dhe kanë marrë dëmtime të lehta shtetasit S.Z. R.Z., 34 vjeç, Gj.Z., 29 vjeç, dhe E.Z. 37 vjeç, ( i ati me tre djemtë), të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta hetimore e profesionale është bërë e mundur idetifikimi i autorëve dhe po punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat