‘Më futët në bodrum’/ Tensione gjatë shoqërimit të gjyqtares Mimoza Margjeka në GjKKO: Kam 1 vit që e dija

Shqipëria

‘Më futët në bodrum’/ Tensione gjatë shoqërimit të gjyqtares Mimoza Margjeka në GjKKO: Kam 1 vit që e dija

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 14:29
Mimoza Margjeka

Tensione gjatë shoqërimit në GjKKO të gjyqtares Mimoza Margjeka. Margjeka kundërshton mënyrën e shoqërimit, sipas së cilës nuk ka pasur një police grua, siç e parashikon ligji dhe pretendon se e gjitha është një proces i stisur pasi nuk ka njohur zgjedhjen e Valbona Sakos në krye të Bashkisë së Durrësit.

“Më çuan në bodrum, kisha frikë! Shoqërimi është bërë në mënyrë të paligjshme. Është e turpshme. Si ma bëjnë mua këtë gjë, po populli?! Po jo s’bën shteti kështu. Është antiligjore”, tha gjyqtarja, e cila është përfshirë në debat edhe me oficerët e policisë që e shoqëronin.

Nga ana e tyre, policët i kanë kërkuar të futet brenda gjykatës dhe të ankohet te gjyqtari për shoqërimin e saj.

Debati i plotë:

Gjyqtarja: Harrojnë gjyqtarin që e bëjnë zhele dy ditë pa asnjë arsye, qëllimi me diskredituar njerëz, jo ore se jam njeri i gjallë.
Polici: Të lutem, të vazhdojmë.
Gjyqtarja: Çfarë i bëni njerëzve ju? Unë kam 1 vit që pres që këta të vijnë të më arrestojnë. Jam e kënaqur që e bënë.
Polici: Të lutem…
Gjyqtarja: Do kërkoj të kontrolloj dokumentet në gjykatë, se këta i bëjnë mbrapa.
Polici: O zonjë, të lutem mund të vazhdosh tani…
Gjyqtarja: Ore do vazhdojmë, por nuk është detyrim. Kam 5 orë që pres. Më keni futur aty me zor.
Polici: Është e drejta jote të ankohesh, thoji aty te gjyqtari. Të lutem mund të vazhdosh tani.
Gjyqtarja: Më jep urdhrin.
Polici: Ta kam dhënë urdhrin.
Gjyqtarja: Është e frikshme situata juaj. Më keni bërë sot, s’e kam pritur.
Polici: Të lutem vazhdojmë aty ku jemi nis.
Gjyqtarja: Mos fol o zotëri, ti polic je, bëre punën tënde. Keni bërë shkresa mbrapa për çdo gjë. Erdhën dhe iu thashë dua shkresën. Ju nuk dinit ku do më çonit, më çuan te Shkalla e Parë, në bodrum të gjykatës, tani erdhën këtu. Unë ju thashë ku më çoni, se kam frikë nga ju. Shtet… Nuk mund të bëjë shteti kështu, le të më dënojnë, por është budallallëk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat