Të burgosurit e Drenovës me Covid në gjendje të mirë, 74-vjeçari vdiq nga sëmundje të tjera

Shqipëria

Të burgosurit e Drenovës me Covid në gjendje të mirë, 74-vjeçari vdiq nga sëmundje të tjera

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 15:34
Drenovë

Gjendja e 9 te burgosurve të burgut të Drenovës që ndodhen në burgun e Shënkollit,është stabilizuar,mes të cilëve në gjëndje shumë të mirë është edhe maqedonasi.

Një gjë e tillë bëhet e ditur nga burime që vijnë brenda drejtorisë të burgut të Drenovës.

Ndërkohë të njëjtat burime bëjnë me dije se vdekja e 74 vjeçarit nga Mallakastra, Çaush Banaj, nuk ka ardhur për shkak të Covid, por nga sëmundje të tjera që ka patur gjatë gjithë kohës që ka qënë në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë.

Ace Nakolecvski, shtetasi maqedonas, i dënuar për lëndë narkotike ndodhet në burgun e Shënkollit së bashku me 8 të burgosur të tjerë të burgut te Drenovës. Gjendja e tyre është shumë e mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat