COVID-19 në Shqipëri, 164 raste të reja dhe 3 viktima në 24 orë

Shqipëria

COVID-19 në Shqipëri, 164 raste të reja dhe 3 viktima në 24 orë

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 16:33
Foto ilustrim

Tre viktima dhe 164 raste të reja është bilanci këtë të shtunë përsa i përket koronavirusit në Shqipëri.

Rastet e reja kanë rezultuar pas 872 testimeve të kryera gjatë 24 orëve të fundit.

Ndërkohë situata vijon të jetë e njëjtë në spitale ku aktualisht janë 188 pacientë të shtruar.

21 persona janë në terapi intensive ndërsa 7 janë në intubim.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 51 të shëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat