Shtatori, optimizëm për turizmin/ Pushues të shumtë në Durrës dhe Vlorë

Shqipëria

Shtatori, optimizëm për turizmin/ Pushues të shumtë në Durrës dhe Vlorë

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 17:15
Foto ilustrim

Pas një vere të vështirë për turizmin, brigjet e Adriatikut dhe Jonit vijojnë të mirëpresin pushues edhe gjatë muajit shtator.

Zgjatja e sezonit e favorizuar edhe nga temperaturat e larta të kësaj vjeshte, shihet me optimizëm edhe pse prenotimet janë të pakta.

Sipas kryetarit të shoqatës së Hoteleri-Turizmit në Durrës, Eduard Xhepa, të ardhurat e siguruara nga ana e hoteleve kanë pësuar rënie me 70% në krahasim me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Ndërkohë në Vlorë, gjysma e sezonit turistik vlerësohet e suksesshme por mungesa e transportit urban vijon të mbetet shqetësim kryesor.

Sipas kreut te operatorëve turistikë, Vasil Bedini, edhe kërkesa për punonjës të huaj është thelbësore.

Shtatori fatmirësisht duket do të jetë një muaj i plotë turistik në Vlorë pasi vijojnë prenotimet nga qytetarët e Kosovës, ata ukrainas dhe bjellorusë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat