Ngjarja në Pogradec/ E gjitha ndodhi në sy të së shoqes, nuk tregoi pasi kishte humbur aftësinë e të folurit

Shqipëria

Ngjarja në Pogradec/ E gjitha ndodhi në sy të së shoqes, nuk tregoi pasi kishte humbur aftësinë e të folurit

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 17:22
Foto ilustrim

Pas ngjarjes së tmerrshme që ndodhi në fshatin Vërdovë të Pogradecit, ku një 46-vjeçar abuzonte me një 13-vjeçare, fshihen detaje të neveritshme dhe të frikshme. Bashkëshortja e Blerim Bizgjonit, të akuzuarit për abuzim ndaj të miturës, ka humbur aftësinë për të folur pas një aksidenti.

Burime na bëjnë me dije se kur dhunuesi e detyronte të miturën të shkonte pas mesnate në dhomën e tij, bashkëshortja ka qenë prezente dhe ka parë gjithçka.

Ndër të tjera, babai i vajzës së mitur ka deklaruar se Blerimi ishte i interesuar për të fejuar të bijën. Arsyeja përse 13-vjecarja qëndronte në shtëpinë e Blerim Bizgjonit ishte se familja e saj jetonte në kushte të vështira ekonomike. E dhunuara ka guxuar ta denoncojë dhe mësohet se 46-vjeçari e kishte kërcënuar se do e hidhte nga ballkoni.

E mitura rrëfen:

Ai më mbante në shtëpi dhe bënte sikur kujdesej për mua, por më ngacmonte dhe më pas më përdhunoi. Për herë të parë më ka përdhunuar në qershor të këtij viti. Më përdhunonte çdo ditë në shtëpinë e tij. Fillimisht më mori duke i thënë babait se do të kujdesej ai për mua pasi familja ime më mbante dot për shkak të kushteve. Dy javët e para sillej mirë, pastaj filloi të më ngacmonte me fjalë, kurse një natë më mbajti deri në orën 04:00 të mëngjesit në ballkon duke më kërcënuar se do të më hidhte nga ballkoni nëse nuk kryeja marrëdhënie seksuale. Ai mund të ketë abuzuar edhe me vajza të tjera.

Tashmë Blerim Bizgjoni ndodhet pas hekurave dhe do të përballet me akuzën e abuzimeve me të mitur, ndërsa vetë 13 vjeçarja ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat