Ligj special për Presidentin/ Ilir Meta futet në “kornizë”

Shqipëria

Ligj special për Presidentin/ Ilir Meta futet në “kornizë”

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 17:28
Ilir Meta

Pas paralajmërimit të Edi Ramës në seancën plenare të 7 shtatorit se duhet një ligj i posaçëm për Presidentin e Republikës, deputetët e tij nuk ndenjën duar kryq.

Gazetarja e politikës Elda Menga raporton se në  axhendën e Komisionit të Ligjeve është futur ngritja e një grupi pune, i cili do të merret me hartimin e një ligji special  për kreun e shtetit duke iu referuar gjetjeve që bëri komisioni hetimor, i cili në fillim kërkoi shkarkimin  e tij dhe i mbylli hetimet me një këshillim.

Kësisoj e hëna e dytë e shtatorit i gjen socialistët me mëngë përveshur ku nga njëra anë kanë nisur punën për “sezonin e dytë” të reformës zgjedhore dhe tani më do të vijojnë edhe me hartimin e ligjit special për President i Republikës, i cili mesa duket u bë precedent që pasuesit e tij në godinën e autoritetet më të lartë shtetëror, do të veprojnë sipas rregullave që do të hartojnë në ligj socialistët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat