Boçi publikon denoncimin: Aplikimi për universiteteve me probleme, Rama e Shahini nuk po mbajnë përgjegjësi

Shqipëria

Boçi publikon denoncimin: Aplikimi për universiteteve me probleme, Rama e Shahini nuk po mbajnë përgjegjësi

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 18:25
Luçiano Boçi

Partia Demokratike ka denoncuar procesin e zgjedhjes së shkollave nga maturantët.

Përmes një postimi në Facebok, ish-deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka publikuar mesazhet e jë qytetari i cili thotë se është bërë ndërhyrje në sistemin ualbania për shkollat.

Sipas asaj që shkruhet në mesazh, janë ngritur një numër i madh maturantësh në lista duke bërë që pjesa tjetër që ishin afër kuotave të mos kapnin dot shkollë.

Boçi thotë se shumë të rinj po largohen nga vendi dhe se Rama ministrja Shahini nuk po mbajnë asnjë përgjegjësi.

Postimi i plotë në Facebook:

Momenti më i rëndësishëm për maturantët, ai i zgjedhjes së programit të studimit (degës) në Universitete, po kalon në një heshtje tinzare.

Ministria e Arsimit e konsideron rutinë, ndërkohë që rutina nga prapa kuintave vlon.

Rama fërkon duart, ndërsa gati 1/3 nga 32.126 mijë maturantë kanë preferuar largimin nga vendi, për të ndjekur studimet apo punuar jashtë.

Shifra është tronditëse.

Rama i llogarit vota kundër dhe mundohet ta fshehë kënaqësinë e largimit të tyre.

As covid-19 e as kyçja e kufijve shqiptarë, nuk i ka penguar të rinjtë të largohen nga sytë këmbët.

Ata që janë këtu, nuk po dinë çfarë po ndodh me aplikimet.

Sistemi gjysmak shfaq herë pas here probleme dhe të rinjtë e familjarët akuzojnë për ndërhyrje.

Ndërkohë nga të dhënat, universitetet publike po marrin goditje ne degë të caktuara që janë drejt mbylljes.

Katrahura e instaluar nga Rama në arsim, është shndërruar në normë.

Kryeministri në ikje shtyn në ikje rininë, ndërsa ministres së tij tashmë të ikur, nuk i intereson fati i maturantëve tanë.

Asnjë transparencë për ta!

Asnjë sqarim për çka ndodh!

Asnjë përgjegjësi nga Rama e Shahini!

Ndërsa kalvari i “bingos” para ekranit ka çuar në dëshpërim, shumë prej tyre.

Ja një pjesë e ankimimeve të tyre që askush nuk i jep përgjigje

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat