Lushnjë/ Veprime të turpshme me një vajzë të mitur, prangoset 51-vjeçari

Shqipëria

Lushnjë/ Veprime të turpshme me një vajzë të mitur, prangoset 51-vjeçari

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 18:53
Foto ilustrim

Një tjetër rast pedofilie.

Pas Pogradecit, ngjarja e rëndë ka ndodhur në Lushnjë.

Policia arrestoi një 51- vjeçar me iniciale A.B, banues në Lushnjë.

I arrestuari sipas policisë kryente vepra të turpshme me një vajzë të mitur, 12-vjeçe.

Nuk jepen detaje lidhur me ngjarjen tronditëse, teksa rasti është denoncuar nga prindërit e vajzës.

Sot në mëngjes në Pogradec u prangos një 46-vjeçari, pasi në mënyrë të përsëritur kishte kryer marrëdhënie suksuale me një 13-vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat